Venezuela vazhdon të jetë e zhytur në errësirë

Ndërprerja e energjisë elektrike në mbarë Venezuelën, të cilën qeveria e cilëson si sabotim, vazhdon prej 24 orësh.

Venezuela vazhdon të jetë e zhytur në errësirë

Ndërprerja e energjisë elektrike në mbarë Venezuelën, të cilën qeveria e cilëson si sabotim, vazhdon prej 24 orësh.

Defekti ose ngjarja, që është bërë shkak për ndërprerjen e energjisë dhe ka paralizuar gjithë vendin, nuk është mundur të zgjidhet.

Kjo ndërprerje, që jo vetëm ka lënë tërë Venezuelën pa energji elektrike por ka bërë që të mbyllen edhe shkollat për shkak të ndërprerjeve që jetohen edhe në qasjen e internetit. Gjithashtu nuk kanë dhënë shërbim as zyrat shtetërore dhe bizneset private.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, për të cilën Kryetari i Shtetit, Nicolas Maduro dhe autoritetet e tjera të qeverisë bënë të ditur se është bërë shkak një sabotim ndaj qendrës më të madhe të shpërndarjes së energjisë në të gjithë vendin, Guri edhe spitalet japin shërbim me gjenerator prej 1 dite.  

Fakti se si do të punojnë spitalet nëse nuk tejkalohet ndërprerja e energjisë, është një pikëpyetje e madhe.

Në Karakas, kryeqytetin e vendit dhe disa rajone të Miranda-s vazhdon të ketë energji elektrike.   

 


Lajme të ngjashme