ShBA-të testuan dronin e gjeneratës së re

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) deklaruan se kanë testuar një dronë, të cilin janë duke e zhvilluar për 2 vite e gjysmë.

ShBA-të testuan dronin e gjeneratës së re

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) deklaruan se kanë testuar një dronë, të cilin janë duke e zhvilluar 2 vite e gjysmë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Forcat Ajrore të ShBA-së janë postuar fotografitë dhe pamjet nga testimi i dronit të quajtur XQ-58A Vallkëri (Valkyrie), punimet për zhvillimin e të cilit janë zhvilluar në mënyrë sekrete.

“XQ-58A Vallkëri është një fluturake me rreze të gjatë të veprimit dhe me shpejtësi të lartë subsonike, e cila më 5 mars realizoi me sukses fluturimin e parë në fushën e testimeve në rajonin Juma (Yuma) të Arizonës. Droni XQ-58A Vallkëri është zhvilluar nga Laboratori i Kërkimeve të Forcave Ajrore në bashkëpunim me kompaninë për prodhimin e sistemeve të dronëve “Kratos”, u tha në komunikatë.

Bëhet e ditur se droni, për ngritjen dhe uljen e të cilit nuk nevojitet pista, gjatë fluturimit të parë arriti të qëndrojë në ajër 76 minuta.

Në mes tjerash thuhet se droni do të kalojë edhe 5 teste të ndryshme të performancës aerodinamike dhe të sistemeve të uljes dhe ngritjes.

Në komunikatë theksohet se droni QX-58A i ofron ShBA-së pajisje të vëzhgimit, sulmit dhe të luftës elektronike me kosto më të ulët, ndërsa thuhet se ai do të mund të marrë pjesë edhe në operacionet e përbashkëta me avionë të tjerë me dhe pa pilot.

Bëhet e ditur se droni në fjalë ka rreze të veprimit deri në 3 mijë kilometra dhe krahas bombave të vogla është i pajisur edhe me elemente për luftë elektronike dhe të vëzhgimit.

Javën e kaluar kompania Boeing e prezantoi konceptin e një droni të ri luftarak të quajtur “Miku i besueshëm i krahut”.



Lajme të ngjashme