Poroshenko: Turqia dorëzoi dronin e gjeneratës së re “Bayraktar TB2”

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko bëri të ditur se kompleksi i avionit të telekomanduar të armatosur i tipit “Bayraktar TB2”, të cilin Ukraina e bleu nga Turqia, u testua me sukses në vendin e tij.

Poroshenko: Turqia dorëzoi dronin e gjeneratës së re “Bayraktar TB2”

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko bëri të ditur se kompleksi i avionit të telekomanduar të armatosur i tipit “Bayraktar TB2”, të cilin Ukraina e bleu nga Turqia, u testua me sukses në vendin e tij.

Në një prononcim të bërë nëpërmjet mediave sociale Presidenti Poroshenko bëri deklarata në lidhje me dorëzimin e avionit të telekomanduar të armatosur të tipit Bayraktar TB2.

“Avionët e prodhuar në Turqi mund të qëndrojë në ajër dhe vëzhgojnë për 12 orë dhe mund të ndërmarrin sulme me saktësi të lartë”, bëri të ditur Poroshenko, ndërsa shtoi se “Avionët e telekomanduar bashkëkohor, Bayraktar TB2 tani ndodhen në Ukrainë”.

Duke vënë në dukje se ushtria ukrainase po vazhdon të forcohet me pajisje dhe armatim bashkëkohor, Poroshenko, tërhoqi vëmendjen se blerja e dronëve të armatosur është pjesë e programit të partneritetit mes Ukrainës dhe NATO-s.

“Hapi i ardhshëm do të jetë themelimi i kompanisë së përbashkët turko-ukrainase në qytetin Zaporojye që do të prodhojë pjesë të këmbimit për dronët bashkëkohor”, shtoi Presidenti Poroshenko.

Dje Presidenti i Ukrainës kishte njoftuar për kryerjen me sukses të testimeve të dronit Bayraktar TB2.   

Njoftimin për arritje në marrëveshje me Turqinë për blerjen e avionit “Bayraktar TB2”, Poroshenko e kishte bërë në janar.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur, kompania “Baykar” do t’i prodhojë dhe dorëzojë Ukrainës brenda një viti 6 copë të këtyre lloj avionëve.

Së bashku me avionët, Ukrainës do t’i dorëzohen edhe 3 stacione të kontrollit dhe pajisjet e nevojshme.

 


Lajme të ngjashme