Geyt: Kauza palestineze është prioriteti i Ligës Arabe

Liga Arabe u mblodh në nivelin e ministrave të punëve të jashtëm në ndërtesën e saj të përhershme në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit.

Geyt: Kauza palestineze është prioriteti i Ligës Arabe

Liga Arabe u mblodh në nivelin e ministrave të punëve të jashtëm në ndërtesën e saj të përhershme në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligë Arabe, Ahmed Ebu Geyt, në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Somalisë, Ahmed Isa Avadin, tha se nga plani i paqes për Lindjen e Mesme, i përgatitur nga udhëheqja amerikane para dy vjetësh, nuk është marrë një rezultat pozitiv, madje e kundërta, janë shtuar vendimet dhe zbatimet kundër palestinezëve.

“Kauza palestineze është prioriteti ynë. Stabiliteti i rajonit kalon nga zgjidhja e drejtë dhe gjithëpërfshirëse e kauzës palestineze. Kjo mund të sigurohet vetëm me krijimin e shtetit të Palestinës me kryeqytet Jerusalemin Lindor dhe mbarimin e pushtimit të tokave palestineze. Zhvillimet në tokat palestineze i ndjekim me vëmendje dhe të shqetësuar” tha Geyt.    

Ai u shpreh edhe në lidhje me Samitin e Ligës Arabe, që do të zhvillohet në Tunizi në muajin mars dhe shprehu dëshirën që në samit liderët të hapin rrugët e zgjidhjes së krizave që jetohen në vendet arabe.  



Lajme të ngjashme