Angli – Zbulohen tre pako me mjete shpërthyese artizanale

Dy pakot e dyshimta u zbuluan në aeroportet Heathrow dhe City dhe një në afërsi të stacionit të metrosë Waterloo.

1158010
Angli – Zbulohen tre pako me mjete shpërthyese artizanale

Në tre pakot e dyshimta, dy prej të cilëve janë gjetur në aeroportet dhe një në afërsi të stacionit të metrosë në kryeqytetin Londër të Anglisë, janë zbuluar mjete shpërthyese artizanale.

Në deklaratën e bërë nga policia angleze thuhet se në dy pakot e gjetura në aeroportet Heathrow dhe City dhe një në afërsi të stacionit të metrosë Waterloo janë zbuluar mjete shpërthyese artizanale.

Në mes tjerash në deklaratë bëhet e ditur se pakot kanë kapacitet të shkaktojnë zjarre në qoftë se hapen.

Policia deklaroi se të tre zarfet e bardha kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa nuk u dhanë detajet në lidhje me qëllimin e aktorit apo aktorëve të këtij rasti.

Në Angli nga 5 sulmet terrorist që u ndërmorën në vitin 2017 kanë humbur jetën 36 persona.



Lajme të ngjashme