Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Stoltenberg: Të kënaqur nga përpjekjet e Turqisë dhe Amerikës për verilindjen e Sirisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se është i kënaqur nga përpjekjet e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjetur një zgjidhje paqësore për problemin në verilindje të Sirisë.

Stoltenberg: Të kënaqur nga përpjekjet e Turqisë dhe Amerikës për verilindjen e Sirisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se është i kënaqur nga përpjekjet e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjetur një zgjidhje paqësore për problemin në verilindje të Sirisë.

Stoltenberg zhvilloi një mbledhje në tryezën e rrumbullakët me një grup gazetaresh në Shtabin e NATO-s në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Korrespondentja e Agjencisë Turke të Lajmeve, Anadolli (AA) i drejtoi Stoltenbergut pyetjen: “Cila është qasja e NATO-s ndaj deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krijimin e një force vëzhguese shumëkombëshe të përbërë nga anëtaret e Aleancës, pas tërheqjes së tyre nga verilindja e Sirisë?”.  

Stoltenberg kësaj pyetjeje iu përgjigj duke nënvizuar se NATO-ja nuk ndodhet në terren në Siri dhe duhet treguar kujdes në komentet në lidhje me zgjidhjet e gjetura për verilindjen e Sirisë.

“Disa aleatë, ashtu si Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jashtë kuadrit të NATO-s vazhdojnë prezencën në terren në Siri. Ne presim me kënaqësi përpjekjet që zgjidhje paqësore të problemit nga ana e këtyre vendeve anëtare, të cilat janë në kontakt” tha Stoltenberg.

Ai u shpreh edhe në lidhje me ndërhyrjen e NATO-s në vende si ish-Jugosllavia, Libia dhe Afganistani dhe tha se krahas sigurimit të paqes në këto vende me nisma administrimi të krizave të këtij lloji, këto janë të nevojshme edhe për mbrojtjen e vendeve anëtare të NATO-s.

“Për sa kohë që fqinjët tanë janë në stabilitet edhe ne jemi më të sigurt. Është në përfitimin tonë që të sigurojmë paqen në Ballkan, të luftojmë terrorin në Afganistan dhe të pengojmë që Iraku dhe Siria të jenë një rajon i sigurt për terroristët” tha Stoltenberg.  

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi gjithashtu se pa investim në fushën e mbrojtjes nuk është e mundur marrja e paqes nën garanci.



Lajme të ngjashme