Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Venezuelë – Lideri i opozitës paralajmëron protesta masive

Përmes një postimi në Twitter Juan Guaido paralajmëron kthimin e tij në atdhe dhe fillimin e protestave masive në mbarë vendin, pavarësisht se përballet me rrezikun e arrestimit.

Venezuelë – Lideri i opozitës paralajmëron protesta masive
Guaido bën thirrje për protesta mbarëkombëtare
Guaido bën thirrje për protesta mbarëkombëtare

I vetëshpallur si “lider i përkohshëm i Venezuelës”, Juan Guaido i ka bërë thirrje popullit venezuelian që të dalë në rrugë të hënën, ndërkohë që ka paralajmëruar kthimin e tij në atdhe nga një turne në disa vende të Amerikës Latine.

Juan Guaido, Kryetari i Asamblesë Kombëtare që e ka shpallur veten president i përkohshëm në Venezuelë, ka thënë se ai do të kthehet së shpejti në atdhe, dhe sot dhe nesër do të organizojnë protesta masive në të gjithë vendin.

Në deklaratën që ka bërë përmes llogarisë së tij në median sociale, Guaido njofton se pas kontakteve në Ekuador ai do të kthehet përsëri në Venezuelë, nga e cila është larguar pavarësisht se i është ndaluar të udhëtojë jashtë shtetit.

I përballur me rrezikun e arrestimit kur të hyjë në Venezuelë, Guaido tha se sot dhe nesër do të dalin në rrugë për të protestuar në mbarë vendin si dhe kërkoi nga opozitarët të ndjekin njoftimet që ai do të bëjë në mediat sociale.

Guaido e la Venezuelën më 23 shkurt në kuadër të përpjekjeve për të futur në vend “ndihmat humanitare” nga kufiri kolumbian, dhe prej këtu kishte kaluar në Kolumbi pavarësisht masës së sigurisë që ishte vendosur ndaj tij më 30 janar duke ia ndaluar udhëtimet jashtë shtetit.

Pas Kolumbisë ai kishte bërë vizita në Brazil, Paraguai, Argjentinë dhe së fundmi kishte kaluar në Ekuador.

Guaido nuk e pranon legjitimitetin e Presidentit Nikolas Maduro dhe gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shumë vendeve perëndimore dhe të Amerikës Latine.

 

Kriza në Venezuelë

Venezuela është tronditur nga një sërë protestash që prej datës 10 janar, kur Presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita.

Tensionet u ngritën kur Kryetari i Kuvendit Kombëtar me shumicë opozitare, Juan Guaido, u vetëshpall president i përkohshëm i Venezuelës më datë 23 janar. Ky veprim u mbështet së pari nga SHBA-ja dhe pastaj nga Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta-Rika dhe Guatemala. Këtyre shteteve iu bashkua së fundmi edhe Parlamenti Evropian (PE).

Ndërsa Turqia, Meksika, Rusia, Irani, Kuba, Kina dhe Bolivia konfirmuan mbështetjen e tyre për Presidentin venezuelas, Nicolas Maduro. Ky i fundit, pas zhvillimeve në fjalë, njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve politiko-diplomatike me SHBA-në duke përjashtuar ato tregtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump e pati vlerësuar dërgimin e trupave në Venezuelë si “një prej opsioneve” të mundshme.

Në këtë fazë administrata amerikane nga njëra anë po punon për një ndërhyrje duke përdorur pretekstin e ndihmave humanitare që përpiqet të fusë në Venezuelë nga kufiri me Kolumbinë, ndërsa nga ana tjetër i bën thirrje ushtrisë venezuelase të mbështesë Guaidon.



Lajme të ngjashme