Përshkallëzohet tensioni Iran-Holandë

Holanda tërhoqi ambasadorin e saj në Teheran.

1156796
Përshkallëzohet tensioni Iran-Holandë

Holanda tërhoqi ambasadorin e saj në Teheran.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok në deklaratën e bërë me shkrim njoftoi se morën vendim për të tërhequr ambasadorin e qeverisë holandeze në Teheran, kryeqytetin e Iranit.

Ai tha se ky vendim u mor pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit për shpalljen e dy punonjësve të ambasadës holandeze si persona të padëshiruar dhe kërkimin e largimit të tyre nga Irani.

Blok bëri të ditur se ambasadori i Iranit në Hagë u thërrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës dhe iu komunikua se vendimi i Iranit është i papranueshëm dhe u vlerësua “negativ” nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe.   

Ministri holandez tha se ky vendim i Iranit u mor pasi dy persona me detyrë në ambasadën e Iranit në Hagë u deportuan nga ana e Holandës në qershor të vitit 2018.  



Lajme të ngjashme