Katari vazhdon bisedimet me Rusinë për S-400

Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Thani bëri të ditur se vazhdojnë negociatat për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore 5-400 nga Rusia.

Katari vazhdon bisedimet me Rusinë për S-400

Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Thani bëri të ditur se vazhdojnë negociatat për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore 5-400 nga Rusia.

Al thani u takua në Doha me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Katar. Pas takimit ata dolën në një konferencë për shtyp.

Ministri kataras bëri të ditur se vazhdon dialogu për blerjen e pajisjeve ushtarake nga Rusia dhe nuk kanë arritur ende në vendimin përfundimtar.

“Ekipi teknik dhe specialistët janë duke diskutuar mbi këtë çështje. Për marrëveshjen e bashkëpunimit të mbrojtjes me Rusinë jemi duke pritur këshillën e tyre” tha Al Thani.

Kurse në lidhje me krizën e Sirisë, Al Thani theksoi se zgjidhja e vetme është arritja e zgjidhjes me një rrugë politike dhe shtoi: “Kishte disa arsye për pezullimin e anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe. Arsyet vazhdojnë ende. Këto arsye vazhdojnë ende dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Para së gjithash nevojitet një zgjidhje politike”.  

Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Thani bëri të ditur se presin me kënaqësi përpjekjen e Rusisë në kuadër të arritjes së kompromisit të palëve palestineze dhe shtoi se me Lavrovin shqyrtuan problemin e Palestinës dhe nënvizuan rëndësinë e dhënies fund të përçarjes.

Ai tha se përveç përpjekjeve të Kuvajtit nuk është hedhur asnjë hap në zgjidhjen e krizës së Gjirit dhe shtoi: “Nuk ka asnjë ndryshimin në qëndrimin në lidhje me krizën. Për sa kohë vendet që zbatojnë embargo të jenë të gatshme për dialog edhe ne jemi të gatshëm”.  

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov tha se janë të gatshëm të marrin në konsideratë kërkesën e palës së Katarit për armët ruse.

Lavrov, i cili bëri një propozim të ri ndërmjet Palestinës dhe Izraelit, u shpreh se vendi i tij është i gatshëm të mirëpresë kryetarin e Shtetit të Palestinës, Mahmut Abbas dhe Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu për të filluar dialogun pa parakushte.



Lajme të ngjashme