Bolton i shmanget pyetjes së CNN-it për Venezuelën

I ftuar në një program televiziv të CNN-it, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton e ndjeu veten ngushtë përballë një pyetjeje të gazetarit Jake Tapper në lidhje me Venezuelën.

Bolton i shmanget pyetjes së CNN-it për Venezuelën

I ftuar në një program televiziv të CNN-it, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton e ndjeu veten ngushtë përballë një pyetjeje të gazetarit Jake Tapper në lidhje me Venezuelën.

Gazetari Tapper i kujtoi Bolton-it një postim të mëhershëm: “Ata që vazhdojnë të mbështesin një diktator, që shkel të drejtat e njeriut dhe vjedh nga uria, nuk duhet të lejohen të lëvizin lirshëm pa u ndëshkuar”, pastaj i drejtori këtë pyetje: “Në lidhje me këtë çështje, nëse duhet filluar nga administrata Trump, ShBA-ja mbështet sot shumë diktatorë mbi rruzullin tokësor që shkelin të drejtat e njeriut siç janë: liderët e Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara të Arabe. A nuk duhet lejuar lëvizja e lirë pa u ndëshkuar edhe e atyre që mbështesin këta diktatorë?”. 

Bolton nuk i dha përgjigje kësaj pyetjeje, por tha se deri më tani në lidhje me Venezuelën ka bërë më shumë se 150 postime, një pjesë e tyre edhe në spanjisht.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare tha se po bëjnë përpjekje për të siguruar kalimin me rrugë paqësore të pushtetit në Venezuelë nga (Kryetari i Shtetit) Nicolas Maduro tek Juan Guaido.

“Në këtë hemisferë dhe në botë gjithashtu një numër i madh njerëzish nga e majta politike besojnë në atë që tani duhet të marrin fund eksperimentet e dështuara të Hugo Chavez dhe Nicolas Maduro. Si rrjedhim ne përpiqemi që të krijojmë një koalicion sa më të gjerë të mundshëm për të ndryshuar Maduron”,- u shpreh Bolton.

Pastaj gazetari i CNN, Jake Tapper e përsëriti edhe një herë pyetjen e tij duke thënë: “Po a nuk i gërryen themelet e argumentimit tuaj përkrahja dhe mbështetja që u japin ShBA-të diktatorëve të tjerë në botë?”, vetëm se Bolton kësaj pyetjeje i dha këtë përgjigje: “Jo, unë nuk mendoj se është ashtu siç thoni ju”.

 

Kriza në Venezuelë

Venezuela është tronditur nga një sërë protestash që prej datës 10 janar, kur Presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita.

Tensionet u ngritën kur Kryetari i Kuvendit Kombëtar me shumicë opozitare, Juan Guaido, u vetëshpall president i përkohshëm i Venezuelës më datë 23 janar. Ky veprim u mbështet së pari nga SHBA-ja dhe pastaj nga Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta-Rika dhe Guatemala. Këtyre shteteve iu bashkua së fundmi edhe Parlamenti Evropian (PE).

Ndërsa Turqia, Meksika, Rusia, Irani, Kuba, Kina dhe Bolivia konfirmuan mbështetjen e tyre për Presidentin venezuelas, Nicolas Maduro. Ky i fundit, pas zhvillimeve në fjalë, njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve politiko-diplomatike me SHBA-në duke përjashtuar ato tregtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump e pati vlerësuar dërgimin e trupave në Venezuelë si “një prej opsioneve” të mundshme.

Në këtë fazë administrata amerikane nga njëra anë po punon për një ndërhyrje duke përdorur pretekstin e ndihmave humanitare që përpiqet të fusë në Venezuelë nga kufiri me Kolumbinë, ndërsa nga ana tjetër i bën thirrje ushtrisë venezuelase të mbështesë Guaidon.

 


Lajme të ngjashme