Siri – Regjimi vazhdon me sulme ndaj “Zonës së Çtensionimit në Idlib”

Në sulmet e fundit të regjimit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani kanë humbur jetën 2 civilë.

1155571
Siri – Regjimi vazhdon me sulme ndaj “Zonës së Çtensionimit në Idlib”

Në sulmet që regjimi i Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani ndërmorën ndaj vendbanimeve civile në “Zonën e Çtensionimit në Idlib” kanë humbur jetën 2 civilë.

Sulmet që regjimi dhe grupet terroriste po ndërmarrin me artileri ndaj nënprefekturave Han Shejhun, Serakin dhe ndaj fshatit Marret Hirme të Idlibit si dhe ndaj zonave rurale Latamina, Morik dhe Kefer Zita të prefekturës Hama, po vazhdojnë ende.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf bëri të ditur se forcat e regjimit po ndërmarrin sulme intensive me artileri ndaj vendbanimeve civile në Idlib dhe Hama.

“Aktualisht ndaj zonës juglindore të Idlibit po organizohen sulmet intensive me armë të rënda. Situata në përgjithësi është e rëndë. Vetëm ndaj Han Shejhun janë ndërmarrë të paktën 60 sulme me raketa dhe këto sulme po vazhdojnë ende. Aktualisht kanë humbur jetën 2 civilë dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Në anën tjetër Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike bëri të ditur se Misioni për Hetimin e Gjendjes konfirmoi se në sulmin e ndërmarrë më 7 prill vitin e kaluar ndaj nënprefekturës Duma të Gutës Lindore janë përdorur armët kimike.

Në raportin përfundimtarë të kësaj organizate të përpiluar për sulmin e ndërmarrë më 7 prill 2018, thuhet se në bazë të hetimeve që Misioni për Hetimin e Gjendjes i zhvilloi duke kryer studime dhe testime në vend të ngjarjes dhe duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, u arrit në përfundim se në sulmet e ndërmarra më 7 prill 2018 ndaj nënprefekturës Duma të Gutës Lindore janë përdorur armët kimike.

Në mes tjerash thuhet se raporti i është paraqitur shteteve përkatëse dhe Këshillit të Sigurimi të Kombeve të Bashkuara, ndërsa bëhet e ditur se palët përkatëse do të informohen me një prezantim.

Në sulmet me armë kimike të ndërmarra më 7 prill 2018 ndaj nënprefekturës Duma të Gutës Lindore kanë humbur jetën 78 persona.

Përdorimi i armëve kimike nga regjimi bëri që opozitarët të tërhiqen nga rajoni dhe që civilët të evakuohen me dhunë nga qyteti.

Në sulmet e ndërmarra ndaj regjimit nga ana e ShBA-së, Anglisë dhe Francës, krahas objektivave në kryeqytetin Damask të Sirisë, u goditën edhe disa pika ushtarake në Hama, Deraa dhe Suvejda.

 


Lajme të ngjashme