Departmenti amerikan i Shtetit vë shpërblim 1 milion dollar për birin e Usame Bin Laden

Hamza Bin Laden përshkruhet si lider në ngritje brenda Al-Kaedës dhe thuhet se ai përpiqet të hakmerret për vrasjen e babait të tij.

Departmenti amerikan i Shtetit vë shpërblim 1 milion dollar për birin e Usame Bin Laden

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vunë shpërblim prej 1 milion dollarësh për Hamza Bin Laden, i biri i ish-liderit të organizatës terroriste Al-Kaeda, Usame Bin Laden.

Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një komunikatë me shkrim në lidhje me shpërblimin e vënë për Hamza Bin Laden.  

Në komunikatë Hamza Bin Laden përshkruhet si një lider në ngritje brenda Al-Kaedës, ndërsa bëhet e ditur se ai prej vitit 2015 e këtej ka publikuar disa video, ku inkurajohen anëtarët e organizatës për të ndërmarrë sulme ndaj bazave amerikane, ndërsa thuhet se ai bën përpjekje për t’u hakmarrë për vrasjen e babait të tij Usame Bin Laden në vitin 2011.

Në vitin 2017 Hamza Bin Laden u përfshi në listën e “Terroristëve Global të Përcaktuar Posaçërisht” dhe për këtë arsye janë ngrirë të gjitha asetet e tij në ShBA.

“Programi i Shpërblimit për Drejtësi i Departamentit amerikan të Shtetit, ofron 1 milion dollar shpërblim për ata që japin informata mbi identitetin ose vendndodhjen e Hamza Bin Laden, një nga emrat kyç të organizatës terroriste Al-Kaeda”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.



Lajme të ngjashme