Ambasadori i Pakistanit në Ankara: Presim me kënaqësi ndërmjetësimin e Turqisë

Ambasadori i Pakistanit në Ankara, Seccad Qazi tha se do të ishin shumë të kënaqur që Turqia, të cilën e shohin si një vend mik e vëlla, të bëhej ndërmjetësuese për zgjidhjen e krizës ndërmjet vendit të tij dhe Indisë.

Ambasadori i Pakistanit në Ankara: Presim me kënaqësi ndërmjetësimin e Turqisë

Ambasadori i Pakistanit në Ankara, Seccad Qazi tha se do të ishin shumë të kënaqur që Turqia, të cilën e shohin si një vend mik e vëlla, të bëhej ndërmjetësuese për zgjidhjen e krizës ndërmjet vendit të tij dhe Indisë.

Ambasadori Qazi vlerësoi për agjencinë turke të lajmeve, Anadolli (AA) tensionin që vazhdon prej dy javësh ndërmjet Pakistanit dhe Indisë për shkak të sulmit me bombë në Kashmir dhe që arriti kulmin me rrëzimin në mënyrë reciproke të avionëve luftarakë.  

Ai vlerësoi rolin që mund të luaj Turqia për të reduktuar tensionin ndërmjet Pakistanit dhe Indisë, dhe ndër të tjera tha: “Turqia është një vend i madh mik dhe vëlla për Pakistanin. Turqia është një vend që ka peshë në qarqe botërore. Ne presim me kënaqësi propozimin e Turqisë për ndërmjetësim jo vetëm për kapërcimin e krizës aktuale, por edhe për inkurajim në një takim për paqe dhe stabilitet mes Pakistanit dhe Indisë me në fokus zgjidhjen e problemit të Kashmirit, që është çështja kryesore që ndikon Azinë e Jugut”.  

Ai tha se edhe Kryeministri i Pakistanit, Imran Han kërkon që palët të takohen dhe të ulin tensionin duke biseduar, dhe vijoi me fjalët: “Në të kundërt çështja del jashtë kontrollit dhe një llogari e gabuar ndërmjet dy vendeve do të jetë e shtrenjtë për rajonin”.  

Tensioni i fundit ndërmjet Indisë dhe Pakistanit filloi si pasojë e një sulmi me bombë më 14 shkurt në pjesën e Kashmirit ën administrimin e Indisë ndaj milicisë që varet nga policia dhe ku gjetën vdekjen 44 persona.  

Udhëheqja e Nju-Delhit fajësoi Pakistanin për këtë sulm. Kurse Islamabadi e dënoi sulmin dhe refuzoi akuzat e Indisë.

Më 26 shkurt, India kishte ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave terroriste në anën pakistaneze të vijës së kontrollit të Kashmirit.

Pakistani kishte bërë të ditur se kishte rrëzuar dy avionë luftarakë indianë me arsyen se kishin hyrë në hapësirën ajrore pakistaneze.

Krahas kësaj, Pakistani hyri në hapësirën ajrore të Indisë.

Ndërkohë që India kishte bërë të ditur se kishte rrëzuar një avion luftarak të Pakistanit, udhëheqja e Islamabadit nuk e konfirmoi këtë lajm.

Pas zhvillimeve, Pakistani mbylli të gjithë hapësirën ajrore, ndërsa India anuloi fluturimet në disa aeroporte.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Han e ftoi Indinë që problemet të zgjidhen me rrugën e dialogut dhe që të mbizotërojë bonsensi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu, në një deklaratë në lidhje me zhvillimet ndërmjet vendeve të sipërpërmendura, kërkoi vetëpërmbajtje nga palët dhe evitim të përshkallëzimit të tensionit. Edhe Bashkimi Evropian, Gjermania, Anglia, Kina dhe Rusia bënë thirrje të ngjashme.  

 


Lajme të ngjashme