Pekini përshëndet takimin Trump-Kim: Nxit zgjidhjen politike të çështjes koreane

Kina përshëndeti të mërkurën përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut, të cilat nxisin zgjidhjen politike të çështjes së gadishullit Korean.

Pekini përshëndet takimin Trump-Kim: Nxit zgjidhjen politike të çështjes koreane

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Kryediplomati Wang Yi ka përshëndetur përpjekjet liderit koreanoverior, Kim Jong-Un dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, të cilët u takuan në samitin e Vietnamit, nismë kjo nxit zgjidhjen politike të çështjes koreane.

Wang ka theksuar gjithashtu se presin që samiti në Vietnam të konsolidojë arritjet e deritanishme, të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të denuklearizimit të gadishullit Korean dhe të inkurajojë ndërtimin e mekanizmave të paqes.

“Shpresojmë që SHBA-ja dhe Koreja e Veriut të demonstrojnë sinqeritet, të shpalosin vullnet të mirë dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet”, ka thënë ministri kinez i Punëve të Jashtme.



Lajme të ngjashme