Zona e Çtensionimit në Idlib vazhdon të jetë në objektiv të regjimit

Në sulmet e fundit të regjimit ndaj vendbanimeve civile të Zonës së Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 2 dhe janë plagosur shumë civilë të tjerë.

Zona e Çtensionimit në Idlib vazhdon të jetë në objektiv të regjimit

Në sulmet që regjimi i Beshar Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani ndërmorën ndaj vendbanimeve në “Zonën e Çtensionimit në Idlib” kanë humbur jetën 2 civilë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Regjimi sirian dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani vazhdojnë sulmet me artileri ndaj nënprefekturave Han Shejhun dhe vendbanimit Serakib, si dhe ndaj nënprefekturave Latamine dhe Kefer Zita në zonën rurale në veri të Hamas.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf në prononcimin e tij tha se regjimi sot në orët e mëngjesit filloi me sulme të artilerisë ndaj vendbanimeve civile në prefekturat Idlib dhe Hama.

“Në sulmet e regjimit të ndërmarra në orët e mëngjesit ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 2 dhe janë plagosur një numër i madh i civilëve”, njoftoi Jusuf.  

Në sulmet ajrore dhe tokësore të forcave të regjimit ndaj “Zonës së Çtensionimit në Idlib” prej fillimit të vitit e këtej janë vrarë të paktën 94, ndërsa janë plagosur mbi 290 civilë.

Krahas Marrëveshjes së Soçit të nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë me qëllim forcimin e armëpushimit në Idlib, regjimi ndërmerr sulme të herëpashershme.

Në kuadër të Marrëveshjes së Astanës, Rusia, e cila është garantuese e regjimit të Esadit, është e obliguar t’i parandalojë sulmet.

Ndërkaq opozitarët ushtarakë më 10 tetor 2018 tërhoqën armët e rënda nga zona e paraparë në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar më 17 shtator 2018.

 


Lajme të ngjashme