Vietnam – Sergey Lavrov: Shtetet e Bashkuara të Amerikës po copëtojnë botën

“Terreni ligjor ndërkombëtar po ndahet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po copëtojnë çdo gjë”, deklaroi të hënën pasdite ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, duke shtuar se një rend botëror i ri shumëpolësh ka nisur të formohet.

Vietnam – Sergey Lavrov: Shtetet e Bashkuara të Amerikës po copëtojnë botën

Duke folur në konferencën “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në një Botë të Trazuar”, organizuar nga Klubi Ndërkombëtar i Diskutimit “Valdai” në qytetin vietnamez të Ho Shi Minit, Sergey Lavrovi kërkoi reformimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se rajonet në zhvillim nuk përfaqësohen në mënyrë adekuate në organin vendimmarrës të OKB-së.

“Reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është padyshim e prapambetur, pasi ajo nuk përfaqëson siç duhet rajonet në zhvillim të botës në Azi, Afrikë dhe në Amerikën Latine. Tani gati një e treta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfaqësohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Unë nuk mendoj se përfshirja e vendeve të Perëndimit historik do t’i shtojë kësaj strukture diversitetin që ne duam të shohim atje”, theksoi shefi i diplomacisë ruse duke argumentuar se BE-ja “mbyllet në guaskën e vetë” kur bëhet fjalë për shumë çështje globale.

“Tani po flasim për formimin e një rendi botëror të ri shumëpolësh. Ndërsa terreni ligjor ndërkombëtar po ndahet, SHBA-ja po copëton çdo gjë. Si ‘mbyllje në guaskën e vetë’ mund të vlerësohen gjithashtu zhvillimet në disa rajone të Eurazisë. Kurse ne duam të bëjmë hapa që do të fillojnë një proces gjithëpërfshirës”, shtoi Lavrovi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kohë që mbron idenë e reformimit të strukturës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke përdorur moton: “Bota është më e madhe se pesë!”

Ai po ashtu ka kritikuar pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit (Kinë, Francë, Rusi, Britani e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Disa kombe të fuqishme po përdorin pushtetin e tyre për të votuar ose për të marrë vendime në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, disa prej të cilave kanë pasur efekte katastrofike mbi kombet e tjera.

Kryediplomati rus tha gjithashtu se vendet perëndimore nuk po bëjnë hapat e nevojshme në lidhje me refugjatët.

“Nuk jemi ne ata që bombarduan Libinë duke e kthyer atë në një ‘vrimë të zezë’. Kurse tani ka arratisje drejt veriut për aktivitetet terroriste në vend. Prandaj ne propozojmë që përgjegjësit të interesohen drejtpërsëdrejti me këtë çështje”, u shpreh ministri Lavrov mes të tjerash.



Lajme të ngjashme