Vendimi skandaloz i Austrisë për refugjatët

Në Austri, qeveria e ekstremit të djathtë po përgatitet të zbatojë praktika të forta për refugjatët siç janë: "Ndalimqarkullimi dhe burg për arsye sigurie”.

Vendimi skandaloz i Austrisë për refugjatët

Ministri i Punëve të Brendshme, Herbert Kickl, nga krahu i ekstremit të djathtë në qeverinë e koalicionit, rregullimet e reja ligjore që ka në plan qeveria të miratojë për refugjatët i bëri publike në një konferencë shtypi.

Kickl sqaroi se duke filluar që nga 1 marsi, ndaj personave që kanë aplikuar për azil, por që nuk e kanë marrë ende statusin e refugjatit, do të zbatohet masa e sigurisë së ndalimqarkullimit në konviktet, qendrat ku ata janë vendosur; pra këta emigrantë nga ora 22.00 deri në orën 06.00 (me orën lokale) duhet të jenë të pranishëm në këto qendra.

Kjo praktikë nuk është e detyrueshme, ajo do të lihet në iniciativën e konvikteve (qendrave të azilantëve),- u shpreh Kickl, ndërsa shtoi se emigrantët që dalin kundër kësaj praktike do të vendosen në konvikte (qendra) të tjera që nuk e zbatojnë një masë të tillë.

Ministri Kickl deklaroi se dëshirojnë të zbatojnë praktikën e "burgimit për arsye sigurie" për azilantët e mundshëm potencialisht të rrezikshëm duke argumentuar se ky rregullim ligjor ishte në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE).

Kickl shtoi se ata po planifikojnë të parandalojnë kështu aplikimet që do të bëhen në të ardhmen për azil në Austri.

Qeveria e ekstremit të djathtë duhet të marrë mbështetjen e dy të tretave të parlamentit për të kaluar rregullimin ligjor në fjalë që parashikon “burgim për arsye sigurie” për emigrantët.

Ndërsa amendimi ligjor për ndalimqarkullimin, masë që nuk është e detyrueshme për t’u zbatuar dhe është lënë në iniciativën e konvikteve, qendrave ku mbahen emigrantët, nuk kërkon votimin e parlamentit.

Presidenti Alexander Van der Bellen vuri në dukje se zbatimi i masës me ‘burgim për arsye sigurie” është problematik në aspektin juridik.

"Kjo praktikë mund të çojë në diçka shumë të keqe, siç është kufizimi i lirive. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me këtë çështje”,- ka thënë presidenti austriak.

Disa organizata të shoqërisë civile kanë reaguar ndaj qeverisë së ekstremit të djathtë duke vënë në dukje se propozimet e ministrit të Brendshëm janë të ngjashme me ato të kohës naziste.

 


Lajme të ngjashme