Simpatizantët e PKK-së sulmuan ndërtesën e Këshillit të Evropës

Përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK, që organizuan një protestë në qytetin Strasburg të Francës, sulmuan policinë dhe ndërtesën e Këshillit të Evropës.

Sipas lajmit në median lokale, përkrahësit e PKK-së, që protestuan përpara Këshillit të Evropës për kushtet e burgimit të kryeterroristit, duke shkaktuar trazira sulmuan vendin përreth.

Simpatizantët e PKK-së, që thyen xhamat dhe derën e ndërtesës së Këshillit të Evropës duke hedhur gurë dhe objekte të rrezikshme, i vunë zjarrin edhe kontejnerit të mbeturinave, që gjendej jashtë ndërtesës.

43 nga përkrahësit e terrorit që plagosën 3 policë me gurë, u arrestuan.   

Drejtori i Zyrës së Komunikimit të Këshillit të Evropës, Danile Holtgen në një prononcim për media tha se sulmet janë të papranueshme.

Në Bulevardin “Evropa” ku u zhvillua protesta, u morën masa të gjera sigurie.

Lajme të ngjashme