Al-Thani: Bota e kuptoi që justifikimet për bllokadën ndaj Katarit s’kanë asnjë vlerë

Duke folur në sesionin 40. të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, shefi i diplomacisë së Katarit theksoi se e tërë bota e ka kuptuar tashmë që justifikimet për bllokadën ndaj vendit të tij s’kanë asnjë vlerë.

Al-Thani: Bota e kuptoi që justifikimet për bllokadën ndaj Katarit s’kanë asnjë vlerë

Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheiku Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani, deklaroi të martën se bllokada e zbatuar ndaj vendit të tij bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Duke folur në sesionin 40. të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, shefi i diplomacisë së Katarit theksoi se e tërë bota e ka kuptuar tashmë që justifikimet për bllokadën ndaj vendit të tij s’kanë asnjë vlerë.

“Katari beson se komunikimi është i domosdoshëm për zgjidhjen tërësore të krizës së Gjirit, bazuar në parimin e respektimit të të drejtave sovrane të vendeve”, tha Al-Thani duke shtuar se bllokada e zbatuar ndaj vendit të tij bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.

Ai vlerësoi përpjekjet e ndërmjetësimit për zgjidhjen e krizës dhe u shpreh plot shpresë se këto përpjekje do të prodhojnë rezultate.

Kryediplomati kataras theksoi se të drejtat e punëtorëve në vendin e tij janë përmirësuar, ligji i lejes së përhershme të qëndrimit është miratuar dhe se janë bërë rregullime në ligjin për hyrjen, daljen dhe qëndrimin e të huajve në vend.

Pasi nënvizoi se Katari ka ofruar mbështetje financiare për fondet humanitare të OKB-së, Al-Thani njoftoi gjithashtu hapjen e disa zyrave përfaqësuese të OKB-së në Doha brenda një kohe të shkurtër.



Lajme të ngjashme