OBI dënon zbatimet e Izraelit ndaj Kompleksit Al-Aksa

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi ashpër ndalimet dhe arrestimet që policia izraelite ndërmerr ndaj emrave të shquar që janë bërë simbole fetare në Jerusalem.

OBI dënon zbatimet e Izraelit ndaj Kompleksit Al-Aksa
Erdogan: Jerusalemi është “vija e kuqe” për myslimanët
Erdogan: Jerusalemi është “vija e kuqe” për myslimanët

"Marrja e një vendimi të cilësisë së përkrahjes së Izraelit, në një kohë kur lëngojnë plagët e popullit palestinezë, nuk paraqesin vetëm shkeljen e të drejtës ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë është një goditje e dhënë ndërgjegjes njerëzore", bëri të ditur Presidenti Erdogan.

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) reagoi ndaj ndalimit të kryetarit të Këshillit të Lartë të Fondacioneve Islame në Jerusalem, Sheik Abdulazim Selheb, ish-drejtorit të Kompleksit Al-Aksa, Sheik Naxhih Bukejrat dhe ndalesën për hyrjen e tyre në Kompleks.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Sekretaria e Përgjithshme e OBI-t dënohen sulmet dhe zbatimet e Izraelit ndaj emrave të shquar që janë bërë simbole fetare në Jerusalem.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se kjo situatë është tregues i qartë që po vazhdohet me politikat e judaizmit, të cilat në objektiv marrin qytetin e pushtuar të Jerusalemit dhe frikësimin e rojeve vullnetare të njohura edhe si “Murabit”.

Në mes tjerash i bëhet thirrje shoqërisë ndërkombëtare për t’u vënë në veprim për ndaljen e sulmeve të përsëritura të Izraelit ndaj vendeve të shenjta të myslimanëve dhe të krishterëve në Jerusalem.

Sheik Selheb dhe Sheik Bukejrat u arrestuan dje në mëngjes nga policia izraelite gjatë bastisjeve të organizuara ndaj shtëpive të tyre në Jerusalemin Lindor, ndërkaq u liruan duke u ndëshkuar me nga 1 javë ndalim hyrjeje në Kompleksin Al-Aksa.

Sheik Selheb të premten e kishte hapur “Portën e Mëshirës” të Kompleksit Al-Aksa, e cila mbahet e mbyllur nga policia izraelite prej vitit 2003 e këtej, dhe së bashku me palestinezët që e shoqëronin e kishte falur namazin këtu.

 


Lajme të ngjashme