Regjimi sirian vazhdon me sulme ndaj vendbanimeve civile në Idlib

Në sulmet e fundit të ndërmarra ndaj vendbanimeve civile kanë humbur jetën 5 persona.

Regjimi sirian vazhdon me sulme ndaj vendbanimeve civile në Idlib

Në sulmet që regjimi i Beshar Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani ndërmorën me armë të rënda ndaj vendbanimeve në “Zonën e Çtensionimit në Idlib” kanë humbur jetën 5 civilë dhe janë plagosur të paktën 4 persona të tjerë.

Regjimi sirian dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani sulmuan me artileri nënprefekturën Han Shejhun dhe vendbanimin Serakib dhe fshatin Habit, si dhe nënprefekturat Latamine dhe Kefer Zita në zonën rurale në veri të Hamas.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf në prononcimin e tij tha se në sulmet që regjimi ndërmori ndaj nënprefekturës Han Shejhun kanë humbur jetën 5 civilë, ndërsa janë plagosur mbi 4 persona të tjerë.

Në sulmet ajrore dhe tokësore të forcave të regjimit ndaj “Zonës së Çtensionimit në Idlib” prej fillimit të vitit e këtej janë vrarë të paktën 80, ndërsa janë plagosur mbi 265 civilë.

Sulmet e ndërmarra ndaj nënprefekturave Han Shejhun dhe Marratinnuman, që janë dy vendbanimeve më të mëdha në juglindje të Idlibit, u bënë shkak i një vale të re të migrimit.

Prej fillimit të muajit e këtej rreth 6 mijë e 900 familje janë shpërngulur nga këto vende dhe u vendosën në kampe përgjatë kufirit me Turqinë dhe vende të ndryshme të prefekturës, të cilat janë relativisht më të sigurta.

 


Lajme të ngjashme