Përplasje mes ushtrisë dhe popullit në Venezuelë, pretendohet për një të vrarë

Në Venezuelë, në rajonin kufitar me Brazilin, pretendohet se në përleshjet ndërmjet ushtrisë dhe popullit, u vra një grua dhe u plagosën shumë të tjerë.

Deputeti opozitar, Americo De Grazia, në postimin e bërë nëpërmjet medias sociale, bëri të ditur se në rajonin Gran Sabana, humbi jetën një banore e kësaj zone.

Kurse një prej gazetave opozitare “El Nacional” shkroi se në përleshje u vranë të paktën 2 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Në lajmin e bazuar në dëshminë e aktivistes të të drejtave të njeriut, Tamara Suju, gazeta shkroi se përleshjet u përjetuan ndërkohë që ushtarët venezuelas përparonin drejt kufirit të Brazilit dhe kërkonin të kalonin barrikadën e ngritur nga vendasit, Pemon.

Kryetari i Shtetit, Nicolas Maduro, për të penguar hyrjen në vend të “ndihmave njerëzore” të Amerikës, të cilat i cilëson si pjesë e strategjisë pushtuese, kishte dhënë urdhër për mbylljen e kufirit me Brazilin.

Opozitarët, krahas Brazilit kërkojnë që edhe nga Kolumbia të fusin “ndihma” në vend, por ushtria ka mbyllur me kamionë urën që ndan Brazilin me Venezuelën.

Lajme të ngjashme