Siri – Sulm me autobombë në Xherablus të kontrolluar nga Ushtria e Lirë Siriane

5 ekspertë të asgjësimit të bombave mbetën të vdekur gjatë sulmit të YPG/PKK-së me autobombë në Xherablus.

Siri – Sulm me autobombë në Xherablus të kontrolluar nga Ushtria e Lirë Siriane

Si pasojë e shpërthimit në Xherablus të një autobombe të nisur nga Menbixhi, që mbahet i pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, kanë humbur jetën 5 persona.

Sipas informatave të marra nga burimet vendore, në vendbanimin Gandura në jugperëndim të nënprefekturës Xherablus të spastruar nga terrori me operacionin “Mburoja e Eufratit” ka shpërthyer një autobombë.

Mësohet se makina ka dalë nga Menbixhi i pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK dhe u hodh në erë në pikën e parë të kontrollit në nënprefekturën Xherablus.

Drejtori i ekipeve të Mbrojtjes Civile, Raid Salih bëri të ditur se 5 ekspertë të asgjësimit të bombave të policisë vendore, e cila vepron nën çatinë e Ushtrisë së Lirë Siriane, kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombës deri sa ishin duke e kontrolluar makinën në fjalë.

Në anën tjetër në sulmin me autobombë të ndërmarrë gjatë orëve të mbrëmjes të një dite më parë në qendër të nënprefekturës Afrin të spastruar nga terrori me operacionin “Dega e Ullirit” ka humbur jetën një civil dhe u plagosën 20 të tjerë.

 


Lajme të ngjashme