Takimi Jeffrey-Mesut Barzani, në fokus Iraku dhe Siria

Në takimin e ish-Kryetarit të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Mesut Barzani dhe Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey u shqyrtuan zhvillimet e fundit në Siri.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e Barzanit, ky i fundit u takua me delegacionin amerikan të kryesuar nga Jeffrey në rezidencën në qytezën Salahaddin në Erbil të Irakut.

Në deklaratë bëhet e ditur se krahas rajonit dhe gjendjes politike të Irakut u shqyrtuan zhvillimet e fundit në Siri.

Duke u tërhequr vëmendja në kërcënimin që përbën terrori për sigurinë e rajonit, Barzani dhe Jeffrey u shprehën për rëndësinë e luftës kundër terrorit.

Jeffrey u shpreh se lufta kundër terrorit dhe stabiliteti rajonal bëjnë pjesë ndër prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.    

Mësohet se në takim u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Bagdadit dhe Erbilit.

Lajme të ngjashme