Kombet e Bashkuara, ndihmë financiare për rajonet e shkatërruara nga terrori në Irak

Ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Irakut u nënshkrua marrëveshja prej 41,5 milionë dollarëve për zhvillimin e rajoneve të dëmtuara nga terrori dhe rajonet ku ka mungesë në lidhje me shërbimet publike.

Kombet e Bashkuara, ndihmë financiare për rajonet e shkatërruara nga terrori në Irak

Ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Irakut u nënshkrua marrëveshja prej 41,5 milionë dollarëve për zhvillimin e rajoneve të dëmtuara nga terrori dhe rajonet ku ka mungesë në lidhje me shërbimet publike.

Në ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Planifikimit në Irak morën pjesë Ministri i Planifikimit, Nuri Natik Duleymi dhe Ambasadori i OKB-së në Irak, Ramon Blecua.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Duleyni tha se me këtë mbështetje të siguruar nga Kombet e Bashkuara do të vënë në jetë disa projekte të zhvillimit në Basra, që ka mbetur nën mënyrë serioze pas dore nga aspekti i shërbimeve.   

Ministri irakian gjithashtu falënderoi Kombet e Bashkuara për mbështetjen financiare ndaj vendit të tij.

Edhe Ambasadori i OKB-së në Irak tha se me këtë mbështetje synojnë përforcimin e ekonomisë së Irakut dhe të sigurojnë mundësitë e punësimeve të reja në vend.  

“Kjo mbështetje do të përfshijë Basrën dhe rajonet e tjera në nevojë në Irak. Kombet e Bashkuara i qëndrojnë besnike premtimeve të dhëna për në çështjet e mbështetjes së qeverisë vendore dhe në këtë kuadër krijimin kryesisht të vendeve të reja të punës në këtë vend. Si OKB flasim për projekte të zhvillimit dhe mbështetjes jo vetëm në rajonet e shpëtuara nga terrori por edhe në qytet jugore të Irakut” tha ai.  

Sipas marrëveshjes do të rindërtohen zonat e trashëgimisë historike dhe kulturore, që janë dëmtuar nga terrori në Basra dhe Musull, do të mbështeten projektet e zhvillimit si ato ushqimore dhe bujqësore në fshatrat e Mosullit dhe do të financohen disa projekte kundrejt të rinjve të vendit, përfshi edhe mundësitë e reja të punësimit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Ministrinë e Planifikimit, ishte prezent edhe Prefekti i Basras, Esad Idani.  

 

Fjalët Kyçe: ndihma financiare , Irak , Basra , Mosul

Lajme të ngjashme