Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Amerika nuk ka më pretekste për mbështetjen e YPG/PKK në Siri

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori edhe kontrollin e vendbanimit të fundit në duart e organizatës terroriste DAESH në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Amerika nuk ka më pretekste për mbështetjen e YPG/PKK në Siri

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori edhe kontrollin e vendbanimit të fundit në duart e organizatës terroriste DAESH në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Kështu që YPG/PKK, me mbështetjen e Amerikës, ka pushtuar të gjitha rajonet e DAESH-it në lindje të lumit Eufrat dhe në këtë mënyrë nuk ka mbetur asnjë arsye për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kësaj organizate separatiste terroriste.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, YPG/PKK dhe SHBA në orët e mbrëmjes arritën marrëveshje me grupin e fundit të DAESH-it, i izoluar në rajonin Bagoz të qytetit Deyrizor në kufirin Siri-Irak.

Rreth 500 pjesëtarë të DAESH-it, që kishin mbetur të izoluar në oborret dhe kampet jashtë qendrës së Bagozit, pranuan të dorëzohen. Pritet që ata të braktisin armët dhe të dalin që aty ku ndodhen.

Nga ana tjetër gjatë të premtes vazhdoi dalja nga qyteza e civilëve që përbëheshin nga gra e fëmijë.

DAESH-i, që humbi edhe rajonin e fundit në lindje të Eufratit, ka mbetur me një kontroll prej 2% të territoreve në Siri.

Kurse organizata terroriste YPG/PKK pushton 28% të territoreve siriane.

Ndërkohë që forcat e regjimit vazhdojnë të mbajnë kontrollin e rreth 60% të territoreve, 10% e pjesës tjetër të territoreve mbahen në kontroll nga ushtarët opozitarë dhe grupet e armatosura kundër regjimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në territoret që mban të pushtuara aleatja e saj në Siri, organizata separatiste terroriste YPG/PKK ka 18 baza dhe rreth 2 mijë trupa ushtarake.



Lajme të ngjashme