Gjermani – Fillojnë punimet treditore të Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Të premten e 15 shkurtit filluan punimet treditore të Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC 2019), ndër platformat politike më të rëndësishme të botës.

1146155
Gjermani – Fillojnë punimet treditore të Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Konferenca në fjalë, ku Turqia do të përfaqësohet nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, do të vazhdojë deri më 17 shkurt në Mynih, kryeqendër e landit gjerman të Bavarisë.

Pikat kryesore të agjendës së MSC 2019-s janë Brexit-i, rritja e nacionalizmit ekstrem në Evropë, mbrojtja e Bashkimit Evropian, bashkëpunimi transatlantik, si dhe epoka e re e konkurrencës së fuqive të mëdha ndërmjet të mëdhenjve të botës dhe efektet e saj të mundshme.

Në konferencën e sivjetme, e cila mundëson takimin e përfaqësuesve të nivelit të lartë të fushave politike, ekonomike, ushtarake dhe të inteligjencës, pritet të marrin pjesë 35 kryetarë shtetesh dhe qeverish, mbi 50 ministra të jashtëm dhe 30 ministra të mbrojtjes.

Mes më shumë se 1.000 të ftuarve në Konferencën 55. të Sigurisë së Mynihut ka gjithashtu drejtues të lartë të kompanive më të rëndësishme që operojnë në nivel global, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Krahas çështjeve rreth të ardhmes së politikave të sigurisë së Bashkimit Evropian, Rusisë, Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe Kinës, gjatë punimeve të MSC 2019-s do të diskutohen gjithashtu efektet e ndryshimeve klimatike mbi sigurinë.



Lajme të ngjashme