SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve miraton p/rezolutën për t’i dhënë mbështetje luftës në Jemen

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi të mërkurën me shumicë dërrmuese projektrezolutën që do t’i kërkojë Presidentit Donald Trump të ndërpresë ndihmën për luftën e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen.

SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve miraton p/rezolutën për t’i dhënë mbështetje luftës në Jemen

Në votimin e mbajtur gjatë seancës plenare të Dhomës së Përfaqësuesve me shumicë demokrate, p/rezoluta në fjalë u miratua me 248 vota pro dhe 177 kundër.

Adresa e radhës së p/rezolutës do të jetë Senati, dhoma e lartë e Kongresit amerikan.

Sipas medias në SHBA, në rast se merr edhe mbështetjen e Senatit, ku gjasat që të miratohet janë të mëdha, drafti i Rezolutës së Fuqive të Luftës (War Powers Resolution) – pjesërisht edhe një përgjigje ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi nga Arabia Saudite – do të shkojë në tryezën e Presidentit Trump, i cili ka të ngjarë të përdorë veton.

Kjo p/rezolutë parashikon ndërprerjen brenda 30 ditëve të mbështetjes për të gjitha njësitë e administratës Trump dhe për sulmet ajrore nën udhëheqjen e Arabisë Saudite në Jemen, për sa kohë që nuk luftojnë me Al-Kaidën.

Nëse miratohet edhe në Senat, ky projektligj për Jemenin do të jetë hapi më i qartë dhe më konkret që synon politikat e Trumpit për Jemenin dhe Arabinë Saudite.

Media amerikane thekson se kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk e ka ushtruar asnjëherë të drejtën e vetos gjatë mandatit të tij presidencial, mund ta përdorë atë për herë të parë pikërisht kundër p/rezolutës për Jemenin.

Rezoluta e Fuqive të Luftës, e cila ka si qëllim t’i japë fund rolit të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e Jemenit, qe dërguar në Senat nga ligjvënësit Bernie Sanders, Mike Lee dhe Chris Murphy, kurse në Dhomën e Përfaqësuesve nga kongresmenët Ro Khanna, Mark Pocan dhe Pramila Jayapal.



Lajme të ngjashme