Plani i ShBA-së për ‘misionin vëzhgues’ në verilindje të Sirisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan në një bashkëbisedimin me gazetarët gjatë fluturimit për në Bruksel bëri sqarime për planet e ShBA-së për vendosjen e një ‘misioni vëzhgues’ në verilindje të Sirisë.

Plani i ShBA-së për ‘misionin vëzhgues’ në verilindje të Sirisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan në një bashkëbisedimin me gazetarët që e shoqëronin gjatë udhëtimit për në Bruksel, ku shkonte për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, bëri vlerësime edhe për kontaktet që kishte pasur në Irak, Siri dhe Afganistan.

Përshtypjet e mia nga këto vende do t’ua përcjell edhe homologëve në takimin e NATO-s,- u shpreh Shanahan dhe shtoi: “Për sa i përket Sirisë, (ministeriali i NATO-s) do të ofrojë një mundësi tjetër në aspektin e potencialit për të krijuar një mision vëzhgues në pjesën verilindore të Sirisë".

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari “Çfarë natyre do të ketë kjo forcë, kujt do ti përkasë ajo, kush do ta drejtojë atë dhe ku do të dislokohet?”, Shanahan tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdojnë të bisedojnë (me palë të tjera) në lidhje me tërheqjen nga Siria dhe si mund të vendoset siguria dhe stabiliteti në rajon”.

“Kush do ta udhëheqë këtë përpjekje? Në fakt, koalicioni (kundër DAESH-it) me kapacitet dhe aftësitë që disponon përbën një alternativë. Kjo është edhe ajo që kërkojmë ne në këtë fazë. Çështja është ende në diskutim”,- u tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan gazetarëve që e shoqëronin në avion.

 


Lajme të ngjashme