Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Përfaqësuesit specialë rus dhe amerikan për Afganistanin do të takohen në Ankara

Pritet që takimi mes përfaqësuesve të Rusisë dhe ShBA-së për Afganistanin të mbahet më 22 shkurt në Ankara.

Përfaqësuesit specialë rus dhe amerikan për Afganistanin do të takohen në Ankara

Zamir Kabulov, përfaqësuesi special i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për Afganistanin deklaroi se me përfaqësuesin e ShBA-së për këtë vend do të takohet më 22 shkurt në kryeqytetin Ankara të Turqisë.

Kabulov në prononcimin e tij në interes të gazetarëve në kryeqytetin Moskë të Rusisë, i bëri një vlerësim takimit për vendosjen e paqes të zhvilluar në Moskë më 5-6 shkurt mes politikanëve afganë dhe përfaqësuesve të talebanëve.

Ai vuri në dukje se mbledhja në fjalë është një pikëkthesë në zhvillimin politik në Afganistan, ndërsa rikujtoi se tema kryesore është tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani dhe vendosja e paqes.

Kabulov gjithashtu rikujtoi që Presidenti i ShBA-së, Donald Trump bëri të ditur se kanë shpenzuar shumë burime dhe njerëz, por nuk kanë arritur rezultate në Afganistan, ndërsa shtoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës më në fund kuptuan se duhet t’i japin fund kësaj lufte. Megjithatë është shumë herët për të biseduar në lidhje me këtë çështje”.

Përfaqësuesi special rus, Zamir Kabulov potencoi se përfaqësuesit e Rusisë dhe ShBA-së për Afganistanin do të takohen më 22 shkurt në Ankara dhe vijoi me këto fjalë: “Populli i Afganistanit dëshiron të rindërtojë shtetin dhe paqen. Afganët janë popull punëtorë dhe mund të arrihet në rezultate të mira në këtë çështje. Mbledhja e mbajtur në Moskë është tregues i mirë për këtë. Rusia është e gatshme për të dhënë mbështetjen e nevojshme afganëve në këtë drejtim”.

Kabulov tërhoqi vëmendjen se talebanët kanë objektiva e tyre politike dhe nuk duan që trupat e një vendi të huaj të jenë të pranishme në Afganistan.

Ai gjithashtu shtoi se Pakistani dhe Irani janë dy vende kyçe për zgjidhjen e problemit të Afganistanit.



Lajme të ngjashme