Trump: Kemi mposhtur DAESH-in 100 për qind, javën e ardhshme njoftimi zyrtar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri me dije të mërkurën se priste një njoftim zyrtar javën e ardhshme se koalicioni antiDAESH ka rimarrë 100 për qind të territoreve të mbajtura më parë nga organizata terroriste.

“Dua të pres deklaratën zyrtare”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë fjalës së rastit në takimin e ministrave të jashtëm të koalicionit kundër DAESH-it në Uashington, ku i pranishëm ishte edhe shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu.

Duke folur për luftën kundër organizatës terroriste në fjalë gjatë mandatit të tij presidencial, Trumpi tha se ndër punën e para që ai ka bërë menjëherë pas fitimit të zgjedhjeve, ka qenë vizita në Pentagon për t’u kërkuar autoriteteve amerikane të mbrojtjes që të hartojnë një plan për eliminimin e plotë të DAESH-it.

Ai rikujtoi në vijim se organizata terroriste DAESH më parë e bënte propagandën e aktiviteteve të saj veçanërisht përmes internetit.

“Tashmë ajo nuk është më efektive as në këtë fushë”, theksoi presidenti amerikan.

Trumpi falënderoi gjithashtu shtetet anëtare të koalicionit për luftën dhe kontributet e tyre kundër organizatës terroriste DAESH.

“Ne kemi eliminuar mbi 60 anëtarët të nivelit të lartë të DAESH-it”, përfundoi lideri amerikan.

Lajme të ngjashme