Rusia fton Hamasin në Moskë për bisedimet e pajtimit ndërmjet grupeve palestineze

Hamasi deklaroi se ka marrë ftesë nga qeveria e Moskës për mbledhjen që planifikohet të zhvillohet për bisedimet e pajtimit palestinez në fillim të muajit shkurt.

Në deklaratën e bërë nga Hamasi njoftohet se nga Instituti i Studimeve të Lindjes, që varet nga qeveria, ka ardhur ftesa për vizitën në Rusi.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se ky është një rast i rëndësishëm për ti dhënë fund përçarjes në Palestinë.

Ambasadori i Palestinës në Moskë, Abdulhafız Nufel kishte bërë të ditur se ishte planifikuar një mbledhje në Moskë më 11 shkurt me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve palestineze.  

Rusia muajin e kaluar kishte deklarauar se është e gatshme të zhvillojë një mbledhje në Moskë ndërmjet Fatahut dhe Hamasit për të siguruar pajtim ndërmjet palëve palestineze.

Lajme të ngjashme