Sulm ndaj një xhamie në Gjermani

Thyhen xhamat e një xhamie në qytetin Menden të Landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë.

1133861
Sulm ndaj një xhamie në Gjermani

Thyhen xhamat e një xhamie në qytetin Menden të Landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Xhamia Jeshile e Mendedin që është e lidhur me Bashkësinë Islame Turke për Çështjet Fetare (DITIB) është sulmuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (27.01.2019) nga një person ose persona të paidentifikuar.

Bëhet e ditur se sulmuesit thyen xhamat në hyrje të xhamisë, hynë brenda dhe u munduan ti vënë zjarrin xhamisë duke djegur letrat higjienike në vendin ku merret avdesi.  

Si pasojë e sulmit në xhami pati dëmtime materiale.

Bëhet e ditur se policia, që pa regjistrimet e kamerës së sigurisë, filloi hetimin në lidhje me ngjarjen.



Lajme të ngjashme