Maduro: Do të mposhtim grusht shtetin që synon të ndërhyjë në jetën politike të vendit

Presidenti Maduro bëri deklarata të rëndësishme gjatë një konference për shtyp të organizuar në Pallatin Presidencial Miraflores në kryeqytetin Karakas.

Maduro: Do të mposhtim grusht shtetin që synon të ndërhyjë në jetën politike të vendit

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro deklaroi se “Ne do të mposhtim grusht shtetin që synon të ndërhyjë në jetën politike, të vendosë sovranitetin venezuelian në anën tjetër dhe të instalojë një regjim kukullash për interesat e SHBA dhe aleatëve të saj në botën perëndimore”.

Presidenti Maduro bëri deklarata të rëndësishme gjatë një konference për shtyp të organizuar në Pallatin Presidencial Miraflores në kryeqytetin Karakas.

Duke vënë në dukje se nëpërmjet mediave po krijohet presion ndërkombëtar ndaj vendit të tij, Maduro tha: “Ndodhemi në një periudhë të jashtëzakonshme për ekzistencën dhe sovranitetin e Republikës së Venezuelës. Tentativës për grusht shteti i është bashkëngjitur edhe media ndërkombëtare, e cila po manipulon me situatën reale në vend”.

Maduro rikujtoi se në vend po bëhet një përpjekje për grusht shteti të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa shtoi se do të qëndrojnë lartë kundër tij.

“Mund të themi se sot grushti shtetit ka një formë të re që nuk bazohet në asnjë argument. As populli e as forcat e sigurisë nuk do të lejojnë këtë. Ne do të përkushtohemi që të fitojë paqja”, bëri të ditur Maduro.

Ai gjithashtu kritikoi ndërhyrjen në punët e brendshme të Venezuelës, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Çështjet e Venezuelës nga interesojnë vetëm neve. Ne duhet t’i zgjidhim këto probleme në vendin tonë pa ndërhyrjen e ShBA-së”.

Nikolas Maduro bëri të ditur se është i gatshëm për një dialog të dobishëm për Venezuelën dhe tha: “Jam i gatshëm për një dialog kombëtar në kuadër të kushtetutës për përparimin e vendit. Sot, nesër dhe gjithmonë do të jem i gatshëm për dialog. Shpresoj që opozita venezuelase të shpëtojë nga kurthi i vendosur nga ekstremistët dhe të hapet rruga për një dialog të arsyeshëm dhe sinqertë”.

Mitingjet antiqeveritare të opozitarëve si dhe mitingjet e përkrahësve të qeverisë të organizuara ditë më parë në Venezuelë, u bënë shkak i zhvillimeve mjaftë të rëndësishme nga aspekti i këtij vendi dhe rajonit.

Huan Guaido (Juan Guaido), Kryetari i Kuvendit Kombëtar, ku shumica e deputetëve janë nga radhët e opozitarëve, në fjalën e tij të mbajtur në miting, e kishte shpallur veten si President i Përkohshëm i vendit, i cili është njohur menjëherë nga vendet si Kanadaja, Kolumbia, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panama, Argjentina, Kosta Rika dhe Guatemala me në krye ShBA-të.

Ndërkaq Meksika, Turqia, Rusia, Kuba, Kina dhe Bolivia i dhanë përkrahje qeverisë së zgjedhur.

Pas këtyre zhvillimeve Maduro deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me ShBA dhe për largimin e diplomatëve amerikan në Venezuelë dha afat 72 orë.

 


Lajme të ngjashme