ShBA-ja thërret në mbledhje KS të OKB-së për Venezuelën

Shtetet e Bashkuara (SHBA) kanë kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS të OKB) për të diskutuar krizën në Venezuelë.

ShBA-ja thërret në mbledhje KS të OKB-së për Venezuelën

Zyra e Përfaqësuesit të Përhershëm të ShBA-së pranë Kombeve të Bashkuara në një postim që ka bërë në llogarinë e saj në Twitter shkruan se Këshillin e Sigurimit i OKB-së e ka thirrur në mbledhje për të shtunën në orën 09:00 (me orën lokale).

Pritet që në këtë mbledhje të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Mitingjet e organizuara të enjten nga përkrahësit e opozitës dhe qeverisë në Venezuelë u hapën rrugën shumë zhvillimeve të rëndësishme për vendin dhe rajonin.

Juan Guaido, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, ku opozita zotëron shumicën, në fjalimin e tij në mitingun e opozitës ishte vetëshpallur “president i përkohshëm” i vendit dhe ishte njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Kanadaja, Kolumbia, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta-Rika dhe Guatemala.

Ndërsa Presidenti Nicolas Maduro iu qe drejtuar mijëra venezuelasve nga ballkoni i Pallatit Miraflores, selia presidenciale në kryeqytetin Karakas, ku pati njoftuar ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me ShBA-në duke u njohur diplomatëve amerikanë 72 orë kohë për t’u larguar nga Venezuela.

 


Lajme të ngjashme