Le Drian: Turqia ka të drejtë t’i sigurojë kufijtë e saj

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian tha se ende ka paqartësi në lidhje me zonën e sigurisë që do të formohet në Siri.

Le Drian: Turqia ka të drejtë t’i sigurojë kufijtë e saj

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Zhan Iv Le Drian (Jean-Yves Le Drian)  bëri të ditur se është normale që Turqia kërkon t’i sigurojë kufijtë e saj.

Ministri Le Drian i bëri një vlerësim rendit të ditës në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit.

“Është normale që Turqia kërkon t’i sigurojë kufijtë e saj”, bëri të ditur Le Drian, ndërsa shtoi se ende ka paqartësi në lidhje me zbatimin e “zonës së sigurt” në Siri, formimin e të cilës Turqia e kërkon gjatë këtyre 4 viteve të fundit dhe që është sjellë në rend të ditës nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump.

Shefi i diplomacisë franceze vuri në dukje se këto paqartësi do të mund të mënjanohen gjatë mbledhjes së koalicionit ndërkombëtar që do të mbahet më 6 shkurt në Uashington dhe tha se është e nevojshme të bisedohet për kufijtë e zonës në fjalë dhe për garantuesit e saj.

 


Lajme të ngjashme