Regjimi i Esadit vazhdon me sulme ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib

Në sulmet e fundit të artilerisë së regjimit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani janë vrarë 2 civilë, njëri fëmijë dhe janë plagosur 6 persona të tjerë.

Regjimi i Esadit vazhdon me sulme ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib

Në sulmet e regjimit të Esadit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani të ndërmarra ndaj vendbanimeve në perëndim të Halepit që ndodhen brenda “Zonës së Çtensionimit në Idlib”, kanë humbur jetën 2 civilë, njëri fëmijë, dhe janë plagosur 6 persona të tjerë.

Forcat e regjimit vazhduan me sulme gjatë gjithë ditës ndaj linjave të para të opozitarëve ushtarakë dhe vendbanimeve civile në të gjithë rajonin, që ndodhen në Zonën e Çtensionimit në Idlib, e cila në kuadër të Marrëveshjes së Soçit është spastruar nga armatimi i rëndë.

Bëhet e ditur se forcat e regjimit sulmuan me artileri dhe raketa nënprefekturat Kefer Zita, Latemne dhe Morik në veri të Hamas, fshatin Havir në zonën rurale në perëndim të Halepit dhe qytezën Xherxhenaz dhe fshatin Tyh në jug të Idlibit.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në Halep, Omer Haxh Ubejda njoftoi se nga sulmet intensive të artilerisë ndaj fshatit Havir kanë humbur jetën 2 civilë, njëri fëmijë dhe janë plagosur 6 persona të tjerë.

Drejtori Haxh Ubejda bëri të ditur se në mesin e të plagosurve disa janë në gjendje të rëndë.

Në anën tjetër, sulmet e artilerisë së regjimit kanë shkaktuar vdekjen e 3 civilëve dhe plagosjen e 8 të tjerëve.

Rrjeti Sirian për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (SNHR) në raportin e publikuar muajin e kaluar bëri të ditur se prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Soçit më 17 shtatorit 2018 e deri më 24 dhjetor 2018, forcat e regjimit të Esadit në sulmet ndaj Idlibit kanë vrarë 45 civilë, në mesin e të cilëve 6 gra dhe 22 fëmijë.

Ndërkohë që sulmet e forcave të regjimit vazhdojnë ende opozitarët ushtarakë në përputhje me Marrëveshjen e Soçit më 10 tetor 2018 tërhoqën armatimin e rëndë nga zona e caktuar.

 


Lajme të ngjashme