Rumania përpiqet për organizimin në mars të një samiti BE-Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Melescanu tha se po punojnë për mbajtjen në fillim të marsit në Bukuresht të një samiti ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian me pjesëmarrjen edhe të Presidentit Erdoan dhe zyrtarëve të tjerë evropianë.

Rumania përpiqet për organizimin në mars të një samiti BE-Turqi

Teodor Melescanu, ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, e cila mban presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), tha se po punojnë për mbajtjen në fillim të marsit në Bukuresht të një samiti ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian me pjesëmarrjen edhe të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe zyrtarëve të tjerë.

Teodor Melescanu, ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, e cila mban presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), vlerësoi ecurinë e marrëdhënieve Turqi-BE.

Ai tha se Rumania mbështet “fuqishëm” vazhdimin e negociatave me Turqinë.

"Ne jemi duke punuar mbi një samit në Bukuresht, ku do të marrin pjesë Presidenti Erdoan dhe autoritetet e BE-së”, tha shefi i diplomacisë rumune.

Në lidhje me mbledhjen e fundit të Këshillit të Asocimit Turqi-BE, e cila është mbajtur në vitin 2015, Melescanu tha: "(Si vendi që mban kryesinë e radhës së Këshillit të BE-së) Një nga propozimet tona të para do të jetë për fillimin e mbajtjes përsëri të mbledhjeve të Këshillit të Asocimit ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Synimi ynë është t’u japim një shtysë të re dhe të përshpejtojmë negociatat për çështje të ndryshme, ku bën pjesë edhe përditësimi i Bashkimit Doganor".

Këshilli i Asocimit, i cili është organi më i lartë vendimmarrës midis BE dhe Turqisë, ka tre vite e gjysmë që nuk mblidhet.



Lajme të ngjashme