Kompania gjermane e armëve kërcënon se do të ngrejë padi ndaj qeverisë për dëmshpërblim

Pretendohet se kompania e prodhimit të armëve, me qendër në Gjermani, Rheinmetall, në rast të vazhdimit të embargos ndaj Arabisë Saudite, si rrjedhojë e humbjes në të ardhura, ka kërcënuar për ngritje padie dëmshpërblimi ndaj qeverisë.

Në lajmin e revistës “Spiegel” shkruhet se Rheinmetall i ka dërguar një letër Ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë ku bën të ditur se do të ngrejë padi për dëmshpërblim.  

Në lajm nënvizohet gjithashtu se kjo kompani mbron mendimin se ka të drejtë për të kërkuar dëmshpërblim për shkak të ndalimit për arsye politike të lejes së eksportit të armëve, vendim ky i marrë nga Këshilli i Sigurisë Federale të qeverisë gjermane.

Gjithashtu revista bën të ditur se administrata e Rheinmetall druhet se në rast se nuk kërkon dëmshpërblim për dëmet ndaj kompanisë, kjo e fundit mund të përballet me padinë aksionarëve.    

Në lajm shfaqet dimensioni i shitjeve të armëve që është ndaluar dhe bëhet e ditur se deri tani janë prodhuar armë me vlerë 2 miliardë dollarë dhe disa prej sistemeve të armëve, si 4 sisteme radarësh të tipit “Cobra”, presin të gatshme për transport.

Qeveria gjermane, pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në muajin nëntor kishte deklaruar se kishte ndaluar shitjen e armëve ndaj Arabisë Saudite.

Unioni i Industrisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gjermanisë kishte kërkuar që armët e lejuara më parë të mos përfshihen në embargo.

Lajme të ngjashme