Austria do të deportojë sirianët e inkriminuar

Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Herbert Kickl ka njoftuar se ata do të nënshkruajnë një marrëveshje ekstradimi me regjimin sirian për riatdhesimin e refugjatëve sirianë që kryejnë krime të rënda.

1128062
Austria do të deportojë sirianët e inkriminuar

Duke folur për gazetën “Kronen”, Kickl dha detaje mbi ligjin e azilit, i cili mendohet të ‘ashpërsohet’ në drejtim të deportimit të personave që u është refuzuar kërkesa për azil dhe riatdhesimi i refugjatëve të përfshirë në krim duke refuzuar kërkesat e tyre për azil.

Kickl tha se Qeveria do të marrë masa të menjëhershme përballë zhvillimeve negative duke e argumentuar këtë me rritjen e raportit të autorëve të huaj që kanë marrë pjesë në rastet e regjistruara vitin e kaluar si vepër penale.

“Sirianët, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ose që janë përfshirë në krime të rënda do të dërgohen në vendin e tyre, ku vazhdon ende lufta civile”, u shpreh Kickl.

"Ne do të bëjmë një marrëveshje riatdhesimi me Sirinë, që besojmë se do të jetë efektive",- shtoi ai.

Kickl tha se bërja e një marrëveshjeje të tillë mund të marrë kohë, për këtë arsye sirianët mund të dëbohen në një vend të tretë.

Refugjatët potencialë ndaj dhunës dhe inkriminuarit, në rast se nuk do të deportohen, do të mbahen në një pikë kalimi të kufirit,- sqaroi ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë në prononcimin për gazetën “Kronen”, ndërsa shtoi: "Këta njerëz ne do t'i mbajmë në një vend të caktuar. Për shembull, mund të jetë një zonë tranziti pranë aeroporti. Për këtë kategori emigrantësh do të ketë vetëm një alternativë, riatdhesimi”.

 


Lajme të ngjashme