Gjermani – Merkel: Presim propozimet e kryeministres britanike

“Ne ende kemi kohë për të negociuar, por së pari do të donim të shihnim atë që propozon kryeministrja britanike”, deklaroi kancelarja gjermane përpara gazetarëve në Berlin.

Gjermani – Merkel: Presim propozimet e kryeministres britanike

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shprehu keqardhje të mërkurën për vendimin e Parlamentit britanik për të hedhur poshtë marrëveshjen e Brexit-it, por tha se ka ende kohë për negociata.

“Ne ende kemi kohë për të negociuar, por së pari do të donim të shihnim atë që propozon kryeministrja britanike”, u tha ajo gazetarëve në Berlin.

Merkel nënvizoi se Gjermania është ende pro një “Brexit-i të rregullt”, por është gjithashtu e përgatitur për një “tërheqje të çrregullt”.

“Prandaj ne do të diskutojmë të enjten në Kuvendin Federal (Bundestag) ligjet, të cilat do të jenë të vlefshme në rast se nuk do të ketë një marrëveshje për largimin e Anglisë. Sidoqoftë, ne duam që të mbajmë në nivelin më të ulët të mundshëm dëmin që do të shkaktohet nga Brexit-i”, siguroi ajo.



Lajme të ngjashme