Siri – Regjimi i Esadit vazhdon me sulme ndaj Idlibit

Në sulmet e fundit ka humbur jetën një dhe u plagosën dy civilë.

1125552
Siri – Regjimi i Esadit vazhdon me sulme ndaj Idlibit

Regjimi i Esadit dhe grupet terroriste të përkrahura nga Irani vazhdojnë me sulme ndaj “Zonës së Çtensionimit në Idlib” të Sirisë.

Forcat e regjimit vazhdojnë me sulme artilerie ndaj vendbanimeve civile në Zonën e Çtensionimit në Idlib të spastruar nga armët e rënda në kuadër të Marrëveshjes së Soçit.

Sipas informatave të marra nga burimet vendore ndaj zonave rurale Latamine, Kefer Zita dhe nënprefekturës Morik të Hamas si dhe ndaj nënprefekturave Xherxhenaz, Han Shejhun në jug të Idlibit dhe në zonat e banuara Temanije, fshatrat Merend dhe Naxhije të nënprefekturës Xhisr Esh-Shugur u ndërmorën sulme me raketa dhe artileri.

Mustafa Haxh Jusuf, drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlibi tha se forcat e regjimit ndërmorën sulme me artileri në zona të ndryshme të Idlibit.

“Në sulmet e ndërmarra ndaj fshatrave Naxhije dhe Marand të nënprefekturës Xhisr Esh-Shugur në jugperëndim të Idlibit ka humbur jetën një civil dhe u plagosën dy të tjerë”, bëri të ditur Jusuf.

Ai shtoi se të plagosurit u dërguan në spitalet përreth për kurim.

Rrjeti për monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) në raportin e publikuar muajin e kaluar bën të ditur se sulmet që regjimi i Esadit ndërmori ndaj zonës së Idlibit prej nënshkrimit të marrëveshjes së Soçit më 17 shtator 2018 e këtej kanë humbur jetën 45 civilë në mesin e të cilëve 6 gra e 22 fëmijë.

Ndërkohë që vazhdonin sulmet e regjimit opozitarët ushtarak në kuadër të marrëveshjes më 10 tetor tërhoqën armatimin e rëndë nga kjo zonë.

 


Lajme të ngjashme