Brukseli mirëpret krerët e Shtabeve të Përgjithshme të vendeve të NATO-s

Në mbledhjen që organizohet në Bruksel krerët e Shtabeve të Përgjithshme të vendeve anëtare të NATO-së do të diskutojnë për sfidat, strategjinë e aleancës dhe Ballkanin Perëndimor.

1126188
Brukseli mirëpret krerët e Shtabeve të Përgjithshme të vendeve të NATO-s

Shefat e Shtabeve të Përgjithshme të ushtrive të 29 vendeve anëtare të NATO-s, janë takuar në Bruksel të Belgjikës për të diskutuar çështje të ndryshme të tilla si sfidat me të cilat ballafaqohet aleanca, strategjia ushtarake, parandalimi, Afganistani dhe Ballkani Perëndimor.

Në ditën e parë të mbledhjes së shefave të Shtabeve të Përgjithshme që do të zgjasë dy ditë do të diskutohet për sfidat strategjike, strategjitë ushtarake të aleancës, parandalimin dhe mbrojtjen, iniciativën përgatitore të NATO-s, Misionin e Mbështetjes së Qëndrueshme në Afganistan dhe zhvillimet në situatën e sigurisë rajonale.

Ndërkaq në ditën e dytë të mbledhjes krerët e Shtabeve do të bisedojnë për përgatitjet për stërvitje, përmirësimin e qasjes në aftësi të bashkëfinancuara, partneritetin NATO-Gjeorgji dhe Ballkanin Perëndimor.

Mbledhja, në të cilën Turqia përfaqësohet nga shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Yasar Guler, kryesohet nga Kryetar i Komitetit Ushtarak, gjeneralarmate Stuart Peach.

Pritet që në kuadër të kontakteve në Bruksel gjeneralarmate, Yasar Guler nesër në drekë të takohet me homologun e tij amerikan, Joseph Dunford.

Parashikohet që në kuadër të kontakteve në Bruksel, gjenerali Guler nesër në drekë të zhvillojë takime edhe me homologët nga Pakistani dhe Spanja.

Krerët e Shtabeve të Përgjithshme të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, brenda vitit takohen 2 herë në Bruksel dhe 1 herë në njërën prej vendeve anëtare të aleancës.

Gjatë këtyre mbledhjeve diskutohet në lidhje me tema të ndryshme si sfidat globale të sigurisë, operacionet dhe misionet e NATO-s, etj.



Lajme të ngjashme