Pompeo: Amerika i kupton shqetësimet e Turqisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të shtunën se Uashingtoni i kupton shqetësimet e Turqisë dhe përpjekjet e saj për të mbrojtur kufijtë dhe njerëzit e saj.

Pompeo: Amerika i kupton shqetësimet e Turqisë

Në një intervistë për televizionin “Al Arabiya” të financuar nga sauditët, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kërkojnë përgjegjësi për ata që janë të përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll në fillim të tetorit.

Pompeo aktualisht qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), si pjesë e një turneu në Lindjen e Mesme.

Ai tha se presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, refuzon të kufizojë lidhjet me Arabinë Saudite për shkak të çështjes ‘Khashoggi’.

Pompeo tha se Trump e konsideron mbretërinë një "aleat kyç" për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneriteti i tyre do të vazhdojë.

Khashoggi, një rezident i ShBA-ve, hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për disa dokumente që do ta lejonin atë të martohej me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz.

Trupi i tij ende nuk është gjetur, ndërkohë që disa raportime flasin për copëtimin e trupit dhe tretjen e tij kimikisht.

Arabia Saudite ka akuzuar 11 persona për vrasjen e Khashoggit dhe po kërkon dënimin me vdekje për pesë të dyshuar. Por kritikët thonë se pas një qortimi ndërkombëtar individët po marrin fajin e operacionit të princit të kurorës, Mohammed bin Salman.

 


Lajme të ngjashme