Trump degradon statusin diplomatik të delegacionit evropian në ShBA

Bashkimi Evropian (BE) ka konfirmuar pretendimin se administrata e Uashingtonit “ka degraduar statusin diplomatik të delegacionit evropian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) pa i njoftuar aspak më parë ata për këtë veprim”.

Trump degradon statusin diplomatik të delegacionit evropian në ShBA

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, në deklaratën që bëri për këtë çështje tha: “Ne e dimë se së afërmi ka ndodhur një ndryshim në listën e prioritetit diplomatik, për sa i takon mënyrës së zbatimit të kësaj nga protokolli amerikan. Ne vazhdojmë të diskutojmë me autoritetet përkatëse mbi efektet e mundshme të një vendimi të tillë ndaj delegacionit të BE-së në Uashington.”

Rrjeti mediatik gjerman “Deutsche Welle” (DW) kishte njoftuar se statusi i BE-së ishte degraduar në fund të vitit të kaluar pa e njoftuar paraprakisht Brukselin.

Sipas lajmit të DW-së, statusi diplomatik i misionit të BE-së në Departamentin amerikan të Shtetit ishte degraduar nga statusi në nivel shteti në atë të një organizatë ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme