Grevë paralajmëruese në 3 aeroporte të Gjermanisë

Në Gjermani nesër do të zhvillohet një grevë paralajmëruese, që do të vazhdojë gjatë gjithë ditës.

1122471
Grevë paralajmëruese në 3 aeroporte të Gjermanisë

Në Gjermani nesër do të zhvillohet një grevë paralajmëruese, që do të vazhdojë gjatë gjithë ditës.

Në deklaratën e bërë nga sindikata bëhet e ditur se personeli i sigurisë në aeroportet e Duseldorfit, Këln-Bon dhe Shtutgartit do të zhvillojë një grevë paralajmëruese.  

Nga greva do të ndikohen rreth 110 mijë pasagjerë si dhe do të hasen në pengesa të trafikut ajror.

Sindikata bëri të ditur se kërkon 20 euro në orë për punonjësit me detyrë në pikat e kontrollit. Kurse punëdhënësi propozon 1,8-2% rritje rroge vjetore.

Sindikata e sheh këtë propozim të punëdhënësit si të papranueshëm dhe për këtë arsye bën të ditur se ka marrë vendim për grevë.

Palët do të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve në 23 janar. Në këtë takim, nëse nuk arrihet në një rezultat, pritet që sindikata të bëjë thirrje për një grevë në mbarë vendin dhe më të gjatë.

Ditën e hënë u bë një grevë paralajmëruese 4-orëshe në aeroportin e kryeqytetit Berlin dhe në grevën, ku u anuluan mbi 60 fluturime, u ndikuan negativisht shumë pasagjerë.



Lajme të ngjashme