Afganistan – Në sulmin e talebanëve humbin jetën 13 policë

Militantët talebanë ndërmorën një sulm ndaj rajonit të policisë në nënprefekturën Çaharbulak të Belhit.

Afganistan – Në sulmin e talebanëve humbin jetën 13 policë

Si pasojë e sulmit të talebanëve ndaj rajonit të policisë në nënprefekturën Çaharbulak të provincës Belh të Afganistanit, kanë humbur jetën 13 policë.

Zëdhënësi i Prefekturës së Belh-it, Munir Ahmed Ferhad në prononcimin e bërë për gazetarët ka thënë se si pasojë e sulmit të militantëve ndaj rajonit të policisë kanë humbur jetën 13 policë.

Farhad bëri të ditur se militantët janë zmbrapsur me arritjen e përforcimeve të forcave të sigurisë në rajon.

Ndërkaq talebanët pretenduan se gjatë sulmit janë vrarë 24 ushtarë dhe policë.

 


Lajme të ngjashme