Trump: Tërheqja nga Siria do të jetë me ‘ritmin e duhur’

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump tha se ndërkohë që nga njëra anë trupat amerikane në Siri do të tërhiqen, nga ana tjetër do të vazhdojnë të luftojnë me organizatën terroriste DAESH.

Trump: Tërheqja nga Siria do të jetë me ‘ritmin e duhur’

Nga llogaria e tij në Twitter, Donald Trump ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar në “New York Times” dhe që kritikon politikën e tij duke argumentuar se plani i tërheqjes nga Siria nuk është shumë i qartë.

“New York Times-i dështak ka shkruar me dashje një histori shumë të pasaktë për qëllimet e mia lidhur me Sirinë. Jo ndryshe nga deklaratat e mia të mëparshme, ne do të largohemi me ritmin e duhur (nga Siria), ndërsa në të njëjtën kohë ne vazhdojmë të luftojmë DAESH-in dhe të bëjmë me kujdes gjithçka tjetër që është e nevojshme!”,- shkruan Trump në Twitter.

Në artikullin e saj “New York Times” shkruante se tërheqja nga Siria mund të zgjaste me “muaj, madje me vite të tëra” duke iu referuar deklaratave që këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, John Bolton kishte bërë gjatë vizitës së tij në Izrael, ku kishte thënë se tërheqja e trupave amerikane nga Siria varej nga garancia që do të jepte Turqia për sigurinë e “luftëtarëve kurdë”, duke aluduar këtu për organizatën terroriste separatiste YPG/PKK, dhe nga mposhtja plotësisht e DAESH-it.

Vendimi (i Trump) për t’u tërhequr nga Siria ka shkaktuar një paqartësi serioze ndërmjet presidentit dhe ekipit të tij, ndërkohë që Departamenti i Mbrojtjes (Pentagoni) është shumë i shqetësuar nga ky vendim, shkruan ndër të tjera gazeta “New York Times” në artikullin e saj.

 


Lajme të ngjashme