Deputetët irakianë përgënjeshtruan pretendimet për vizitë në Izrael

Deputetet irakianë përgënjeshtruan pretendimet për vizitën në Izrael në vitin 2018.

Deputetët irakianë përgënjeshtruan pretendimet për vizitë në Izrael

Deputetet irakianë përgënjeshtruan pretendimet për vizitën në Izrael në vitin 2018.

Deputeti i Kuvendit të Irakut për qytetin e Kirkukut, Halid el-Mafraci në prononcimin e bërë për agjencinë turke të lajmeve, Anadolli tha se pretendimet se në vitin 2018, 3 delegacione nga Iraku vizituan Izraelin, ndër të cilët pretendohet se ishte edhe ai, janë tërësisht të rreme.  

Ai tha se as ai dhe as një deputetet tjetër nuk vizituan vitin e kaluar Izraelin dhe shtoi: “Nga ata që bëjnë padrejtësi ndaj vëllezërve tanë palestinezë pres çdo lloj shpifjeje. Çuditem me ata që besojnë këto lloj pretendimesh. Ne nuk kemi asnjë punë me ata që pushtojnë Palestinën dhe bëjnë zullum ndaj tyre”.  

“Nëse do të bëjmë ndonjë vizitë ndonjë ditë atë do e bëjmë në tokat palestineze dhe atje do të takohemi me vëllezërit tanë” tha Mafraci.

Edhe deputeti i Diyalas, Ahmed Cerba reagoi ndaj pretendimeve se ka vizituar Izraelin.

“Mos besoni çdo gjë që publikohet në median sociale. Nuk jam gjendur dhe nuk do të gjendem për asnjë çështje në atë vend” tha Cerba.    

Në një postim të bërë nga llogaria e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit në median sociale, pretendohej se 3 delegacione nga Iraku vizituan Izraelin. Në postim bëhej e ditur se delegacionet irakiane përbëheshin nga myslimanët suni dhe shii të cilët kanë një rol ndikues në vendin e tyre.

Pas kësaj, zëvendëskryetari i Kuvendit të Irakut, i bëri thirrje Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme të Kuvendit, për të hetuar pretendimet në fjalë.

Ndër deputetët e delegacioneve në fjalë ishte pretenduar se bënin pjesë edhe Halid el-Mafraci dhe Ahmed Cerba.



Lajme të ngjashme