Bolton për vizitën në Turqi: Me aleatët tanë do të bisedojmë për koordinim

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, do të udhëtojë në Turqi dhe Izrael për të biseduar koordinimin në lidhje me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Bolton shkroi: “Do të shkojmë në Turqi dhe Izrael për të biseduar me aleatët tanë se si do të punojmë në lidhje me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, moslejimin e daljes përsëri në shesh të DAESH-it dhe luftën kundër veprimtarive qëllimkeqe të Iranit në rajon”.

Bolton, në një postim të dytë, bëri të ditur se në bisedimet me Turqinë do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Sirinë, James Jeffrey dhe Shefi i Shtatmadhorisë, Joseph Dunford.   

Lajme të ngjashme